Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.858 testime për COVID-19, ndërsa 525 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup janë 268, Kumanovë – 40, Strumicë – 27, Shtip – 25, Manastir – 23, Ohër – 17, Veles dhe Shën Nikollë – nga 16, Kavadar – 15, Kërçovë – 14, Prilep dhe Koçan – nga 10, Kriva Pallankë – 9, Gjevgjeli – 6, Struga – 5, Tetova dhe Radovish – nga 4, Negotinë – 3, Gostivar, Berovë, Valandovë dhe Kratovë – nga 2, Resnja, Vinica, Probishtipi, Demir Hisari dhe Demir Kapija – nga 1.
Nga MSH informojnë se kanë ndërruar jetë edhe 18 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19, prej të cilëve gjashtë kanë ndërruar jetë në periudhën prej 22.08.2021 deri 19.09.2021, por që janë regjistruar sot përmes sistemit “Termini im”.
Ndërsa në 24 orët e fundit si pacientë të shëruar janë regjistruar 449.
Ndryshe, me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 189.159, prej të cilëve 170.395 janë shëruar, ndërsa 6.557 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (24 shtator) është 12.207./Telegrafi/
Kancelari gjerman: Jemi të shqetësuar për rritjen e çmimeve ...
Sveçla takon zyrtarin e Komisionit Evropian në Forumin e Sal...
“Hija jote ka me metë hije e jeme”, çka po paralajmëron Dafi...
Kaja Kallas kërkon armëpushim për të shpëtuar Libanin nga ‘k...
Dita e dhjetë e konfliktit në Lindjen e Mesme, shkon në 1700...
“Nuk kanë asnjë arsyetim”, Kusari-Lila dënon gju...