Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës nga data 27 shtator (e hënë) do të rikthejë operacionet jo emergjente (elektive) në të gjitha klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme.
Rikthimi i operacioneve jo emergjente vjen pas uljes së numrit të rasteve të hospitalizuara me COVID-19, si në klinikat e QKUK-së, ashtu edhe në spitalet e përgjithshme.
“Ju bëjmë thirrje të gjithë pacientëve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës të respektojnë masat antiCOVID dhe të vaksinohen”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
E dhimbshme: Futbollisti nga Vushtrria, Fatjon Bunjaku humb ...
Qytetarët serbë sërish votojnë në mënyrë të ogranizuar në ve...
E pazakontë, nusja shkon me vello për të votuar
Andoni Iraola i ka kërkuar drejtuesve të Liverpoolit transfe...
Rama nxjerr pamjet, u përgjigjet protestuesve: Mos e dëmtoni...
Elezi: Qendrat e votimit janë hapur me kohë në të gjithë ven...