Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur edhe për prezencën e ministrit Goran Rakiq në pikën kufitare në Jarinjë në ditën kur u vendos reciprociteti me Serbinë për targat e automjeteve.
Kurti ka thënë se ministri Rakiq ishte atje për tu përpjekur që të mos eskalojë situata, raporton arbresh.info
“Kam qenë në kontakt me ministrin Rakiq, natyrisht që kemi dallime mes vete, por nuk mund të ankohem për komunikimin dhe bashkëpunimin me të sepse është i rregullt. Nuk e kam përshtypjen që ministri i Qeverisë së Kosovës ka shkuar te pikat 1 dhe 31 për të marrë pjesë në protestës , të organizojë të tjerët ose të eskaloj situatën. Me aq sa jam informuar unë dhe sa më ka informuar ministri, besoj që është përpjekur që situata të mos eskalojë të mos ketë veprime të dhunshme dhe nuk mendoj se duhet të marrë masa ndaj tij”, tha Kurti.
Kryeministri u pyet edhe për marrëveshjet tjera me Serbinë dhe se kur ju skadon afati.
“Nuk i di të gjitha ato marrëveshje se çfarë afate kanë pas. Numri i marrëveshjeve varion nga 15-53”, tha Kurti. /arbresh.info/
Lexo edhe:
Kryeminstri Kurti tregon kushtin për tërheqjen e vendimit për targat serbe
Kryeminstri Kurti tregon kushtin për tërheqjen e vendimit për targat serbe
Kurti: Që nga marrja e detyrës kemi siguruar 2.2 milionë vaksina
Vjen reagimi i Trumpit pasi Irani hap përkohësisht Ngushticë...
Ndryshojnë rregullat për deklarimin e parave ‘cashR...
Kalon në parim projektligji për Byronë e Konfiskimit të Pasu...
Irani shpall të hapur Ngushticën e Hormuzit përkohësisht
Sveçla: MPB përmbyll tremujor të suksesshëm me progres në re...
Valdete Daka pensionohet pas një karriere mbi 30-vjeçare