Protestuesit serbë po vazhdojnë të qëndrojnë në Jarinjë.
Ndonëse kanë kaluar 24 orën nga koha që kur në Jarinjë janë vendosur protestuesit serbë, ata ende po vazhdojnë të qëndrojnë aty, raporton arbresh.info.
Të heshtur e pa ndonjë reagim, protestuesit serbë para pakë minutash u vizituan nga deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës Igor Simiç.
Megjithatë, vizita e tij përfundoi shpejt.
Deri më tani rruga që dërgon në pikën kufitare në Jarinjë po vazhdon të jetë e bllokuar nga veturat e protestuesve serbë.

Situata në këtë pikë kufitare aktualisht është e qetë, derisa afër po vazhdon të qëndrojë Njësia Speciale e Policisë së Kosovës./arbresh.info/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...