Zbulohet plani i 3 viteve më parë atentat ndaj Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Lajmi u bë i ditur nga mediat greke, të cilat thonë se atentati ishte planifikuar për t’u kryer si hakmarrje ndaj Zaevit për nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës, Pranverën e vitit 2018, që ndryshoi emrin zyrtar të vendit në Maqedoni të Veriut.
Atentati u shmang pasi u zbulua nga shërbimet sekrete greke. Ato informuan menjëherë Kryeministrin grek të kohës Alexis Tsipras, bashkëfirmëtar i marrëveshjes që i dha fund konfliktit çerekshekullor mes dy vendeve.
Dyshimet janë se përpjekja për vrasjen e Zaevit financohej nga organizata të huaja që bashkëpunonin me agjentë sekretë nga vende të treta që në Maqedoninë e Veriut mbanin petkun njerëzve të biznesit dhe medias.
Shërbimet sekrete amerikane që bashkëpunonin ngushtë në atë kohë me autoritetet maqedonase, lëshuan paralajmërime të qarta ndaj partisë kryesore të opozitës VMRO-DPMNE dhe përfaqësive të huaja diplomatike, duke çuar në shmangien e atentatit./Tv Klan/
Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën
Ish-Kongresmeni i SHBA-së, DioGuardi mesazh për Kombëtaren e...
Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervist...
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...