Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pyeti kreun e Qeverisë, Albin Kurti për projektin e gazsjellësit amerikan në Kosovë.
Ai në seancën e Kuvendit kërkoi të dijë nëse me këto vonesa rrezikon Kosova t’i humb fondin prej 200 milionë dollarësh.
“Një pyetje e kam për kryeministrin Kurti, e që ka të bëjë me projektin AMCC për tubacionin e gazsjellësit, që do ta sjell gazin amerikan”.
“Pra siç po flitet ju po i humbim afatet buxhetore, pra a i rrezikojmë këto 200 milionë dollarë. A jemi në përputhje me afatet e parapara me kohë”, pyeti Haradinaj.
Ndërsa kryeministri Albin Kurti, tha se vendime të tilla nuk mundet të merren shpejt e shpejt.
“Kjo kërkesë nuk merret me departamentin amerikan, AMCC është ndërmarrje amerikane e s’ka të bëjë me departamentin. Vendime të tilla nuk merren shpejt e shpejt”, u përgjigj Kurti. /EO/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...