Një debat i ashpër është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës ndërmjet deputetit të PDK-së Abelard Tahiri dhe kryeministrit Albin Kurti, për pjesëmarrjen e këtij të fundi në luftë si i uniformuar.
Kurti tha se për pjesëmarrjen e tij në luftë duhet të pyetur ish komandantët e UÇK-së.Ai madje tha se ka qenë sekretar i Adem Demaçit dhe se ai ishte pjesë e luftës.
“A kam qenë unë UÇK, pyesni Sylejman Selimin dhe Rrustem Mustafën. Këta dy pyeti se a kam qenë në UÇK apo jo. Adem Demaçi a ka qenë në UÇK, pra unë kam qenë sekretar i tij”, tha ai.
Ndërsa Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, iu drejtuar Abelard Tahirit se “je i fundit në PDK që flet për UÇK, ka plotë te tjerë para teje”. /EO/
Kuvendi thërret sonte seancë për zgjedhjen e presidentit, ka...
“Janë përdorur edhe mjetet e zërimit të palestrës për ...
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime