Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë për dy shqiptaret nga Kosova, fituese të medaljeve të arta në lojërat olimpike, “Tokio 2020”, Distrie Krasniqi dhe Nora Gjakova.
Rama tha se dy lojtaret do t’i bashkohen Forcave të Armatosura Shqiptare, një gjë që ato e kanë kërkuar edhe vetë.
“Një tjetër vendim është përfshirja në strukturat e FA të dy fitueseve të medaljeve të arta shqiptaret nga Kosova Distrie Krasniqi dhe Nora Gjakova që kanë arritur diçka që është e jashtëzakonshme dhe kanë shprehur dëshirën që i bashkohen FA të Shqipërisë”.
“Me ministrin jemi duke punuar që me FA të krijohet një njësi speciale e kampionëve që meritojnë të trajtohen për gjithë jetën me një status të veçantë dhe në shembujt e vendeve të tjera kampionëve ua jep përfshirja në FA dhe të jenë aty shembull rrezatues dhe mentorët e të rinjve në uniformë”, deklaroi kryeministri shqiptar./Tch
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit