Para disa minutave ka ndodhur një aksident trafiku ne rrugën Prizren-Reqan.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Gashi bën të ditur se personat e lënduar janë duke marrë tretmanin mjekësor ne Spitalin Rajonal të Prizrenit.
“Rreth orës 20:05 ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete me targa vendore ku kemi 6 persona të lënduar të cilët për momentin janë duke u trajtuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren. Sipas infromacioneve të para nuk janë në rrezik për jetë, personat kanë lëndime. Njësitë e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren rastin”, ka thënë Gashi për arbresh.info


KQZ: Vazhdon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe media...
Shqipëria, Kosova e Kroacia në diskutime për “industri të pë...
Hamza premton rritje prej 50 për qind të pagave dhe pensione...
Limaj vendos logon e PDK-së në profil
‘Salah e preferon më shumë stilin e Slot se sa atë të Klopp-...
Aksident me fatalitet në Ramnishtë të Vitisë, vdes 70-vjeçar...