Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi bëri të ditur se Qeveria e Kosovës ka siguruar mbështetje nga Qeveria Japoneze dhe Banka Botërore për të rinjët në Komunat e vendit.
Sipas tij kjo mështetje kap vlerën 2.7 milionë euro për 3 mijë të rinjë nga 10 komuna.
Postimi i plotë:
2.7 Milion, 3000 te rinjë, 10 Komuna, Qeveria e Kosovës siguron mbështetje nga Qeveria Japoneze dhe Banka Botërore për të rinjët në Komunat e Kosovës
Sot, së bashku me Kryeministrin z. Albin Kurti, Zëvendëskryeministren znj. Emilija Redzepi, Të Ngarkuarit me Punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, z. Mitsunori Ogasaëara, Menaxherin e Bankës Botërore, Zyra në Kosovë, z. Massimiliano Paolucci dhe Kryetarët e Komunave të përzgjedhura kemi nisur projektin “Komunat për të Rinjtë në Kosovë” (M4Y) në një ceremoni të organizuar publikisht duke respektuar rreptësisht masat anti-Covid-19.
Objektivi i ‘M4Y’ është përmirësimi i përfshirjes socio-ekonomike të së paku 3,000 të rinjve të margjinalizuar në Kosovë nëpërmjet aktiviteteve të nxitura nga të rinjtë për angazhimin qytetar dhe ngritjen e aftësive.
Komunat pjesëmarrëse janë: Gllogoci, Hani Elezit, Rahoveci, Skenderaji, Vushtrria, Juniku, Kaçaniku, Ferizaji, Ranillugu dhe Zveçani./arbresh.info/
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...