Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim pune ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se “bashkëpunimi dypalësh në sektor të rëndësishëm ishte temë diskutimi në këtë takim”.
“Palët vlerësuan se përkushtimi i institucioneve për të luftuar krimin dhe korrupsionin është element pozitiv që do të hap mundësi të reja për Kosovën, e posaçërisht kur është fjala për investime të huaja direkte”, thuhet në njoftim.
Më tej, në njoftim thuhet se “palët diskutuan për çështje evropiane dhe rajonale. Situata me pandeminë Covid-19 gjithashtu ishte temë për të cilën u bisedua”.
“Ambasadorja Stjernvall ripërsëriti qasjen mbështetëse të Finlandës ndaj agjendës evropiane të Kosovës si dhe ndaj angazhimit për forcim të subjektivitetit ndërkombëtar”./arbresh.info/
Kurti thërret përsëri konferencë për media
Komiteti Teknik i Arbitrave nuk i jep të drejtë Real Madridi...
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...