Dy shtetas të Serbisë janë arrestuar në kufi pasi që përmes rrugëve alternative kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, shkruan arbresh.info.
Më pas të dyshuarve u është bërë testi në QKMF në Prishtinë, ku njëri nga ta ka rezultuar pozitivë.
Të dy janë depërtuar në territorin e Serbisë.
“Banjë Dog 16, Zubin Potok, 16.09.2021-07:03. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë për shkak se përmes rrugëve alternative nga territori i Serbisë kanë hyrë në territorin e Kosovës. Te dyshuarit janë ndaluar nga patrulla policore deri sa kanë qenë duke lëvizur me automjetin e tyre me targa te Serbisë. Të dyshuarve me vendim të prokurorit u është caktuar masa e arrestit për 48 orë, por pasi njëri prej tyre në testin që ju ka bërë në QKMF Prishtinë ka rezultuar pozitiv i infektuar me virusin Covid 19 janë depërtuar në territorin e Serbisë dhe lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.
Kapja e afro 26 kg marihuanë, Prokuroria e Mitrovicës jep de...
Hapet konkursi për pranimin e 44 kandidateve të rinj
Aksident te “Bill Clintoni”, vetura godet një këmbësor
Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Matu...
Gjini zotohet: Heqje e taksës për tokën e mbjellë dhe familj...
Hyn në fuqi kufizimi i ri i pagesave: mbi 2000 euro vetëm pë...