Kevin De Bruyne është një nga lojtarët që harkon topin më së mirë në futbollin botëror. Aftësia e harkimeve të De Bruyne është aq e mirë sa që e detyroi mbrojtësin Nordi Mukiele të RB Leipzig të shënonte një nga autogolat qesharak, që nuk është parë për një kohë të gjatë.
Vetëm pas gjysmë ore lojë në ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve në Etihad, ylli i Man Cityt mori topin në anën e djathtë dhe harkoi bukur në zonë.
Ishte një harkim i përsosur dhe nuk kishte rëndësi që nuk kishte asnjë shok skuadre në zonën e penalltisë, për ta shfrytëzuar sa më mirë, transmeton telegrafi
Kjo për shkak se Mukiele vendosi të provojë dhe t’ia kthejë topin portieri të tij nga një kënd i vështirë dhe në vend që të zbusë situatën, mbrojtësi francez shënoi një autogol që mund të quhet edhe komik.
What is Mukiele doing ??
pic.twitter.com/UB6QKU5aPL— Drips (@pacydrips) September 15, 2021
Askush nuk e di pse ai vendosi të bëjë një gjë të tillë.
Pjesa e parë mes këtyre dy skuadrave u mbyll 3-1, pasi që fillimisht kishte shënuar Nethan Ake, para autogolit.
Mahrez first champions league goal of the season pic.twitter.com/eW5bXJgBsY
— • (@mahrezsznn) September 15, 2021
Christopher Nkunku sëhnoi për 2-1, para se Riyad Mahrez të shënonte për 3-1 nga penalltia.
Dhuna në shkolla, kërkohen masa gjithëpërfshirëse për mbrojt...
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në ...
Fisnik Asllani: Do ta lëmë zemrën në fushë
Osmani kujton masakrën e Belegut ku u ekzekutuan 46 civilë s...
OVL UÇK dënon ekspozitën në shesh, organizojnë protestë të h...
REL: Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të...