Vaksinimi duhet të jetë prioritet për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
E rritja e numrit të vdekurve në Kosovë, si dhe rasteve të infektimit me Covid-19, ka bërë që të sensibilizohen njerëzit për parandalimin dhe përhapjen e këtij virusi.
Arbresh.info këto ditë ka filluar sensibilizimin e qytetarëve të Kosovës me mesazhe nga fytyra publike dhe me rëndësi në Kosovë, që të vaksinohen dhe t’i respektojnë rregullat në bazë të ligjit për Covid-19.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, përmes portalit arbresh.info, ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen.
“Unë për veten time menxi kam prit me u vaksinu dhe besoj që vetëm vaksina do t’i dal përball covid-19, dhe po shihet që vaksina shpëton jetë. Ju lutem vaksinohuni. Po shihet që Covi-19, varianti Delta është duke i prekur edhe fëmijët tanë, ju lutëm prindër që të vaksinoheni në mënyrë që t’i mbrojmë fëmijët tanë”, tha Ibrahimi./arbresh.info/
Mot me shi gjatë së shtunës, temperaturat deri në 21°C
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...