Në gjykimin e Salih Mustafës, prokurori i specializuar Jack Smith ka thënë se Gjykata Speciale përbën një mundësi që viktimat ta thonë të vërtetën pa frikë për hakmarrje.
“Një mundësi që viktimat të thonë të vërtetën pa pasur frikë për hakmarrje. Është një mundësi për të akuzuarin që akuzat kundër tij të dëgjohen publikisht dhe kundërshton nga avokati. Besoj thellësisht që kjo gjykatë është mundësi për të treguar që drejtësia ndërkombëtare penale mund të funksionoj dhe nuk është e nevojshme gjykimet të zgjasin me vite, dhe drejtësia është e drejtë, e arsyeshme”, ka thënë Smith.
Ai tha se edhe pse kjo gjykatë shihet ndryshe nga persona të ndryshëm, duhet që nga të gjithë të shihet si një mundësi për të kërkuar drejtësi.
Sipas tij, arsyeja pjesërisht pse është krijuar kjo gjykatë dhe vendosur në Hagë është atmosfera e ndërhyrjes te dëshmitarët.
“Para kësaj gjykate do të dalin të dëshmojnë për historitë e tyre njerëz që jetojnë çdo ditë në këtë atmosferë. Edhe sot e kësaj dite, kjo atmosferë frikësimi, lufta ndaj së cilës është një ndër përparësitë e zyrës që drejtoj, nuk ia ka arritur objektivin. Dëshira e njerëzve për drejtësi ka dal më e fortë”, ka thënë Jack Smith.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...