Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Drejtoren rajonale për Evropë dhe Azi Qendrore të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinim të Zhvillimit (UNDCO), Gëi Yeop Son, së bashku me Koordinatoren për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson, zyrtaren e lartë për koordinim rajonal, Mona Folkesson dhe Drejtorin e Zyrës së koordinatores për zhvillim (DCO), Lorik Pustina.
Kryeministri Kurti e vlerësoi të jashtëzakonshëm bashkëpunimin me ekipin e agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) që nga shpërthimi i pandemisë COVID 19. Ai e falënderoi UNKT-në për përkrahjen e Qeverisë me pajisje dhe materiale të tjera të nevojshme për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë.
Po ashtu, kryeministri shprehu mirënjohje për angazhimin dhe përkrahjen që UNDC i dha Ministrisë së Shëndetësisë për sigurimin e vaksinave kundër COVID 19.
Kryeministri Kurti kërkoi që shteti ynë të përfshihet në iniciativat rajonale, në raportime dhe analiza, në mënyrë që të sigurojë “meta data”.
Gëi Yeop Son tha se është e gëzuar që Komiteti Drejtues, si një instrument për implementimin e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm (SDG) kryesohet nga kryeministri Kurti. Ajo tha se ky mekanizëm do të mbështesë të gjitha shtyllat e paqes, sigurisë dhe të drejtave të njeriut, por edhe kohezionin social, ndërtimin e paqes dhe ndryshimet klimatike.
U bisedua edhe për punën e qeverisë, rëndësinë e stabilitetit institucional, drejtësinë, demokracinë dhe zhvillimin ekonomik./arbresh.info/
Bleron Fetahi largon nga Llapi
Kurti: E ardhmja e Kosovës është e begatë dhe e orientuar fo...
Numërohen gati 10% të votave – Kurti e Konjufca lënë shumë m...
Gjest i jashtëzakonshëm nga SC Gjilani, ndan nga 2 mijë për ...
Greqia, Izraeli dhe Qipro planifikojnë stërvitje të përbashk...
Publikohen pamje të reja pas aksidentit “horror”...