Interi nuk ka arritur të nxjerr më shumë se një barazim në sfidën ndaj Sampdorias, shkruan lajmi.net.
Interi e hapi e para sfidën duke realizuar një supergol përmes italianit, Lorenzo Dimarco në minutën e 18-të.
Nuk vonoi shumë dhe rezultati u barazua nga vendasit, me anë të Maya Yoshidas në minutën e 33-të, kurse mysafirët rikthyen sërish rezultatin në fund të pjesës së parë me anë të Lautaro Martinez në minutën e 44-të, nga një super asist i Nicolo Barellas, dhe me këtë rezultat 2-1 në favor të Inter u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Sampdoria reagoi shpejtë duke e barazuar rezultatin në minutën e 47-të përmes Augellos, gol i cili doli të ishte i fundit i ndeshjes, për tu mbyllur epilogu final me rezultatin 2-2.
Inter kështu ndalet nga Sampdoria pas dy fitoreve, duke qëndruar tani momentalisht në pozitën e dytë me shtatë pikë të mbledhura, gjersa Sampdoria e arrin pikën e dytë të fituar në kampionat, duke u gjendur momentalisht në pozitën e 13-të
Konjufca priti në takim ambasadorin gjerman, flasin për proc...
Laporta është shprehur në favor të rinovimit të Lewandowskit
Papa Leoni XIV shkarkon peshkopin e San Diegos, i dyshuar pë...
Haxhiu dhe Guérot flasin për bashkëpunimin Kosovë-Francë
Laurent Xhylani “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Kancelari gjerman i kërkon Izraelit të heqë dorë nga planet ...