Një automjet i zjarrfikësve të Vitisë është rrokullisur në Kllokot me ç ‘rast janë lënduar dy zjarrfikës.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë së Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka thënë se zjarrfikësit e lënduar janë transportuar në spitalin e Gjilanit dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
“Ju njoftojmë se rreth orës 17:10 në Kllokot, në udhëkryqin e rrugës Kllokot me rrugën për Viti, ka ndodhur një vet-aksident rrugor ku është rrokullisur automjeti i zjarrfikësve të Vitisë me ç’rast dy zjarrfikësit kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë transportuar në Emergjencën e Spitalit në Gjilan dhe sipas raportimit mjekësor nuk janë në rrezik për jetë”, ka thënë ai./arbresh.info/
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...