Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim krerët e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, me të cilit ka biseduar për zbatimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit.
“Qëllimi i takimit të sotëm ishte diskutimi lidhur me zbatimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit. Ndër të tjera, në takim është diskutuar për Komitetin Drejtues të Strategjisë, sipas përbërjes të cilën e përcakton Strategjia si dhe për çështje të tjera të cilat rrjedhin nga zbatimi i Strategjisë”, thuhet në komunikatë.
Sipas komunikatës Haxhiu, shprehu vullnetin e Ministrisë së Drejtësisë për zbatimin e objektivave të përbashkëta të cilat dalin nga Strategjia për Sundimin e Ligjit dhe Plani i Veprimit të Strategjisë, si pjesë e reformës së rëndësishme në drejtësi.
Në anën tjetër, të dy kryesuesit e organeve të drejtësisë, KGjK-së dhe KPK-së, u shprehen të gatshëm për koordinimin e hapave tutje drejt aktivizimit të Komitetit Drejtues të Strategjisë dhe zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit sipas kompetencave përkatëse./arbresh.info/
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...