Meksika është goditur nga një tërmet i fuqishëm prej 7 shkallësh.
Dridhja shkaktoi rrëshqitje të dheu dhe i dëmtoi disa ndërtesa.
Sipas Vëzhguesit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tërmeti ndodhi 12.8 kilometra në verilindje të Acapulco-s në orët e hershme të së mërkurës, duke i nxitur njerëzit që të dalin në rrugë.
Qendra amerikane për paralajmërime për cunami lëshoi një paralajmërim pas tërmetit, duke thënë se ka gjasë për valë të rrezikshme deri 300 kilometra larg vendit të tërmetit.
Më vonë, kjo agjenci njoftoi se rreziku ka kaluar.
Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, tha se tërmeti nuk ka shkaktuar dëme të mëdha në Guerrero.
Agjencia e mbrojtjes civile tha se është duke bërë vlerësime për sigurinë e banorëve dhe për dëmet në 10 rajone, shkruan CNN.
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...