Koalicioni i Organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve, Demokracia në Veprim, ka kritikuar qasjen e partive politike në lidhje me promovimin e demokracisë dhe barazisë gjinore.
Sipas të dhënave nga DnV-ja, nga 167 kandidatë për kryetar komunash, vetëm 13 prej tyre janë gra apo më pak se 8 për qind.
Ndërsa, nga gjithsej 270 bartës të listave të subjekteve politike, grave u është besuar kjo pozitë në vetëm në 34 raste.
Përfshirja e grave nuk është mirë as në listat zgjedhore, sipas modelit ‘zebër’ – ku çdo i dyti kandidat i përket gjinisë tjetër, subjektet politike edhe në këto zgjedhje janë mjaftuar me respektimin e kriterit pothuajse minimal ligjor prej 30%. Nga 5,239 kandidatë të certifikuar për kuvendet komunale, vetëm 1,943 prej tyre janë gra, apo vetëm rreth 37%, sipas DnV.
“Demokracia në Veprim u rikujton subjekteve politike se gratë përbëjnë gjysmën e popullsisë së vendit, andaj anashkalimi i tyre nuk i shërben demokratizimit të partive e as barazisë gjinore dhe ofrimit të mundësive të barabarta për të dy gjinitë”, thuhet në reagimin e tyre.
Zgjedhjet komunale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor./rtk/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...