Ka dështuar të mbahet takimi për dëgjimin e kandidatëve për ambasadorë në vende të ndryshme të Kosovës i paraparë për tu mbajtur të premten në Komisionin për Punë të Jashtme.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i këtij komisioni, Haki Abazi.
Ai madje për dështimin e takimit ka fajësuar deputetet e PDK-së dhe AAK-së, Arijana Shoshi dhe Time Kadrijaj, që sipas tij, pas nënshkrimit në fletëprezencën kanë lëshuar takimin.
Postimi i Abazit:
Sot ka qenë e paraparë të mbahet takimi për dëgjimin e kandidatëve për Ambasador në vende të ndryshme.
Present në takim kanë qenë:
Adelina Grainca
Bahrim Shabani
Dimal Basha
Fitore Pacolli
Haki Abazi
Arjana Shoshi nga PDK dhe Time Kadrija nga AAK kanë nënshkruar në fletëprezencën dhe kanë lëshuar takimin duke e bërë të pamundur zhvillimin e dëgjimit të kandidatëve dhe rrjedhimisht dëgjimi shtyhet për nje datë tjetër. Ky veprim është sabotim i procesit të caktimit të ambasadorëve.
Gazmend Gjyshinca dhe Xhavit Haliti kanë paralajmëruar pamundësinë për pjesmarrje për shkak të vizitave jashtë vendit./arbresh.info/
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...