Rojet bregdetare turke që nga e diela shpëtoi gjithsej 172 azilkërkues në brigjet perëndimore të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Më 29 gusht, 72 azilkërkues u shpëtuan pranë rrethit Menderes në provincën e Izmirit pasi u shtynë nga autoritetet bregdetare greke.
Më 30 gusht, 32 azilkërkues të shtyrë nga autoritetet greke u shpëtuan në rrethin Cesme të Izmirit dhe 30 azilkërkuesit që kërkuan ndihmë në rrethin Karaburun të Izmirit u shpëtuan nga Roja bregdetare turke.
Roja bregdetare turke po ashtu shpëtoi 31 azilkërkues pranë rrethit Dikili dhe shtatë të tjerë në rrethin Foca më 31 gusht.
Pas kontrolleve rutinore, ata u dërguan në autoritetin provincial të migracionit.
Turqia ka dënuar në mënyrë të përsëritur praktikën e paligjshme të Greqisë, duke thënë se ajo shkel vlerat humanitare dhe ligjin ndërkombëtar duke rrezikuar jetën e migrantëve të cenueshëm, përfshirë gratë dhe fëmijët.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...