Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lulëzim Blaka, ka deklaruar se ministrat e Kurtit po e luajnë rolin e prokurorëve me zhurmë e propaganda në publik, në tentim të persekutimit të opozitës.
Blaka ka pyetur në një shkrim në Facebook se: “Çka është puna e këtyre ministrave të Albinit?
A janë prokurorë apo çka është puna e tyre?”.
“Sikur ata të jenë ministra hakikat, nuk bëjnë zhurmë e propagandë në publik, por i dërgojnë pretendimet e dyshimet, nëse i kanë, në Prokurori. Pse kanë nevojë këta mashtrues të merren me çështje të cilat janë prerogativë ekskluzive e organit të akuzës? Apo veç kujtojnë se me shpifje e me gënjeshtra publike kanë arritur qëllimin? Jo, kjo nuk do të kalojë dhe do të përgjigjen një për një për krejt rrenat publike!”, ka shkruar Blaka.
Në fund ai ka tërhequr vërejtjen iu është drejtuar ministrave të Kurtit se “Nuk mund ta tërhiqni vëmendjen e opinionit për dështimet e juaja me asnjë rrenë, sado e madhe qoftë ajo!”./arbresh.info/
Aliu: Borxhi i shpronësimit të tokave në gjashtë mujorin e parë është rritur për 7 milionë euro
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin
Adri dhe Iliriana urojnë Bajramin me një video simpatike
U arrestua dy ditë më parë, vdes në burg 41-vjeçari