Bayern Munich ka shumë pak mundësi për ta blerë Erling Haalandin në vitin 2022, sipas ish-shefit ekzekutiv të klubit Karl-Heinz Rummenigge, i cili thotë se do të jetë e vështirë që sulmuesi i Borussia Dortmundit të mbahet në Gjermani.
Aftësitë mahnitëse të Haalandin në zonë gjatë 18 muajve të tij në Dortmund kanë bërë që ai të cilësohet si sulmuesi i ri më i talentuar i gjeneratës.
Prandaj nuk është çudi që një numër i madh klubesh evropiane kanë shfaqur interesim për të.
Bayerni është në mesin e klubeve për të cilat është përfolur se e duan 21-vjeçarin. Gjiganti gjerman ka histori për joshjen e lojtarëve të Dortmundit, por Rummenigge pret që klubi i ardhshëm i norvegjezit të jetë larg Gjermanisë.
I pyetur nëse Bayerni mund ta blejë Haalandin vitin e ardhshëm, Rummenigge tha: “Ai është bërë figura kryesore në ligë”.
“Por kam frikë se ai nuk do të qëndrojë në Bundesligë. Numrat që po qarkullojnë tregojnë se është e vështirë ta mbash atë në Gjermani. Besoj se e ardhmja e tij është jashtë vendit”, shtoi ai.
Haalandi i ka edhe tri vjet kontratë me Dortmundit por raportohet se e ka një klauzolë lirimi në vlerë 75 milionë euro, e cila bëhet aktive verën e ardhshme.
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...