Partia Demokratike ka konfirmuar listën me emrat fitues të Kryesisë së PD, të cilët janë 10 burra dhe 5 gra.
Emrat fitues
-Gert Bogdani
-Agron Gjekmarkaj
-Tomorr Alizoti
-Ervin Salianji
-Flamur Noka
-Oerd Bylykbashi
-Kreshnik Collaku
-Aldo Bumci
-Fitim Zekthi
-Gent Strazimiri
-Oriola Pampuri
-Dhurata Cupi
-Juela Hamati
-Taulanta Jaupi
-Lindita Metaliaj
Jashtë kryesisë ka mbetur dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, Fatbardh Kadilli, Enno Bozdo dhe Agron Shehaj. Kujtojmë se Kadilli dhe Shehaj, kritikë të Bashës, ishin kandidatë për kryetarë partie në zgjedhjet e 13 qershorit por fitoren e mori sërish Lulzim Basha.
Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi pas humbjes duket se janë angazhuar ne problemet e partisë. Pas 25 Prillit PD-LSI u përballen me një valë largimesh. Rrjedhja më e madhe u shënuan në radhët e demokratëve, ndërsa hemorragjia vijoi edhe tek forca e dytë e opozitës. LSI i druhej një dezertimit të Luan Ramës gjatë zgjedhjeve, por largimi i tij ndodhi më pas tyre. Zëvendës kryetarit të LSI iu deshën 4 muaj reflektin për të dalë në konkluzionin se dikush duhet te mbaje përgjegjësi për humbjen e thellë. Ai mbi supe mori rezultatin zhgënjyes në zonën që drejtoi, Vlorën duke hequr dore nga çdo funksion politik në parti. /Tch
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi