Lautaro Martinez do të rinovojë me Interin, pasi argjentinasit i skadonte kontrata në qershor 2023.
Marrëveshja mes palëve është arritur të shtunën, pas suksesit të skuadrës së Simone Inzaghi kundër Hellas Verona, ku Lautaro shënoi gol me kokë në fillim të pjesës së dytë për 1-1.
Nënshkrimi i kontratës së re do të arrijë në javët e ardhshme, ku do të bëhet zyrtare marrëveshja.
Lojtari kishte oferta nga Atletico Madrid dhe Tottenham këtë verë, por që u refuzuan, ndërsa në vitin e shkuar e kërkonte Barcelona dhe Real Madridi.
Kohëzgjatja e kontratës së re do të jetë katër ose pesë vjet, deri më 2025 apo 2026.
Martinez do të fitojë 6 milionë euro në sezon plus bonuse. /Telegrafi/
Vazhdojnë fishkëllimat në “Santiago Bernabeu”, k...
Vala e madhe e të ftohtit përfshin Azinë dhe Lindjen e Largë...
Gjendet pa shenja jete 31-vjeçari në Përmet
Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci
Mateo zbulon prapaskenat e lidhjes me Brikenën: Familjarët e...
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dolla...