Ministria gjermane e mbrojtjes ka konfirmuar se vendi i ka dhënë fund misionit të evakuimit në Afganistan.
Ministrja Federale e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer tha se aeroplani dhe trupat e fundit ushtarake gjermane kishin mbërritur në Tashkent, Uzbekistan.
“Pasdite pati disa sulme me bombë në afërsi të aeroportit në Kabul. Ushtarët gjermanë nuk u lënduan. Si rezultat, kontingjenti ynë nxiti planet e urgjencës për një nisje emergjente dhe u largua nga aeroporti”, shkroi ajo në Twitter.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se ata që nuk kanë qenë ende në gjendje të kenë qasje në fluturimet e evakuimit nga Kabuli nuk do të harrohen, duke shtuar se Ministria e Jashtme gjermane është ende në negociata me talebanët.
“Ne e dimë se dritarja e mundësive po mbyllet. Dhjetëra mijëra njerëz janë shpëtuar, por dua të them përsëri sot: ne nuk do t’i harrojmë ata njerëz që nuk mund të shpëtoheshin nga ura ajrore. Përkundrazi, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të mundësuar evakuimin e tyre”, tha Merkel.
Ndryshe, përmes përpjekjeve të transportit ajror, Gjermania arriti të evakuojë në mënyrë të sigurt mbi 5,100 njerëz, përfshirë më shumë se 3,600 afganë.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...