Gjykata e Sarandës ka lënë brenda 4 ditëve, 7 shtetas në burg. Kështu është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg” për Ergys Tarkon, 28-vjeç, të cilit në banesë ju gjetën 16 doza që përmbanin 33 gram “cannabis sativa”.
Geart Çoçka, 33-vjeç dhe Erjon Prifti, 31-vjeç, janë lënë në masën “Arrest në burg” nga Gjykata pasi disa ditë më parë u kapën në total me 192.7 gram “cannabis sativa”.
Në “Arrest në burg” është lënë edhe Muskli H. nga fshati Janjar, Konispol i akuzuar për “dhunë në familje”, konkretisht ndaj babait te tij.
Gjykata e Sarandës ka vendosur “Arrest në burg” me afat 1 muaj për O. H, 16-vjec, i cili plagosi me thike në kofshë e vithe bashkëmoshatarin e tij B.A. “Arrest në burg” Gjykata e Sarandes ka vendosur edhe për Mario T., i cili akuzohet se ka dhunuar nënën e tij, pasi kjo e fundit i kishte thënë se nuk mund të pranonte një pushues kosovar në banesën që japin me qira, pasi kjo e fundit ishte e pa rregulluar.
Aleksander Dauti do të qëndrojë në masen e sigurise “Arrest me burg” për 45 ditë deri sa të përcaktohet shkalla e dëmtimit tek biznesmeni Pëllumb Sejdiu, të cilin ai e plagosi me sende të forta. Dauti u mbrojt para Gjykatës duke thënë se e kishte qëlluar biznesmenin pasi ai e kishte sharë nga familja.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...