Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka njoftuar se pas takimit që kanë pasur me drejtorët komunalë dhe me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci janë dakorduar se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura që viti i ri shkollor të fillojë me 1 shtator.
Sipas njoftimit, mësimi do të zhvillohet me prezencë fizike në shkolla dhe me orar të plotë.
“Për të diskutuar për përgatitjet që janë bërë për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022, sot është mbajtur takimi i Kolegjiumit për Arsim të Asociacionit të Komunave të Kosovës me Drejtorët Komunal të Arsimit, e ku ka marrë pjesë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci. Në këtë takim, u konkludua se janë bërë të gjitha përgatitjet nga ana e Komunave të Kosovës dhe Ministrisë në mënyrë që viti i ri shkollor të fillojë më 1 shtator me prezencë fizike në shkollë dhe me orar të plotë. Ministrja Nagavci theksoi se rekomandimet e MSh dhe IKShPK, por edhe praktikat botërore, tregojnë se mësimi këtë vit shkollor po fillon me prezencë fizike në shkollë. Ajo i informoi Drejtorët Komunalë të Arsimit për përgatitjet që janë bërë nga ana e Ministrisë për fillimin e vitit shkollor”, thuhet në njoftim./eo/
Sami Lushtaku arrin në stacionin policor në Skenderaj
“Dhuɳa është dënuar nga secili prej nesh, por edhe provokime...
Gucati nga Skënderaj: Nëse Lushtaku merret me dhunë, do të p...
Izraeli dhe Libani vazhdojnë bisedimet për armëpushim dhe pa...
Certifikohen 12 zyrtarë policorë për operim me dronë, polici...
Flet Mërgim Lushtaku për media: Sami Lushtaku ende nuk është...