Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses një tjetër operacion policor dhe ka vënë në pranga katër persona, të cilët kishin kultivuar bimë narkotike në pronat e tyre.
Të arrestuarit janë shtetasit A. D., 30-vjeç, Gj. M., 64-vjeç, M. M., 56-vjeç dhe A. M., 21-vjeç, të katërt banues në fshatin Naraç.
“Gjatë operacionit, nga kontrollet e ushtruara në tokat në pronësi të këtyre shtetasve, në fshatin Naraç, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë narkotike Kanabis Sativa. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale ‘Kultivimi i bimëve narkotike të kryer në bashkëpunim’”, thuhet në njoftim.
“Mos ndalo”, Rama ndan mesazhin e qytetarit vlonjat për proj...
Hamza thërret konferencë për media
Moti sot në Shqipëri
Leonit Aliu, futbollisti nga Fushë Kosova, viktimë e tragjed...
KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skadua...
Izraeli dhe Libani bien dakord për zbatimin e armëpushimit, ...