Pas ndryshimit të emrit të bashkisë Ura Vajgurore në bashkia Dimal, Çorovoda është nisma e radhës.
Sipas një sondazhi të kryer prej drejtuesve të bashkisë së Skraparit, qytetarët e kësaj treve, intelektualët dhe e gjithë diaspora kërkon që toponimi sllav i qytetit Çorovodë (çjerrna voda – uji i zi), të zëvendësohet me qyteti Skrapar.
Pritet që nisma të kalojë në këshillin bashkiak dhe më pas të shqyrtohet në komisionet parlamentare në formën e një projektligji. Nisma do të udhëhiqet prej kryebashkiakut të Skraparit, Adriatik Mema dhe një grup gazetarësh të zonës.
Bashkia Skrapar së bashku me stafin e tij kanë si synim inplementimin e disa projekteve afatgjatë në këtë bashki, ku ndër më interesantet janë rijetësimi i qytetit ilir të Orgesës në fshatin Prishtë dhe të kalasë antike të Skraparit./tch
Trump kërcënon Iranin: Nuk do të qeshë më
Trajneri i Villarrealit me fjalë të mëdha për Muriqin: Mbroj...
Mbi 36 mijë kërkesa për regjistrim të votueseve në diasporë,...
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në konferencën ...
Netanyahu: Ka punë për t’u bërë në Iran
Në mesnatë mbyllet afati për certifikimin e subjekteve të re...