Sot, këngëtari, Goran Bregoviç, ka zgjedhur të këndojë këngën “Kosovska” në gjuhën shqipe në Festën e Birrës në Korçë.
Kështu ka bërë me dije Bashkia e Korçës nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, teksa ka kërkuar që publiku t’i ofrojë mikpritje këngëtarit serb.
“KOSOVSKA është kënga shqipe që ka zgjedhur Goran Bregovic për të çelur nesër koncertin në Korçë. Ai me muzikën e tij të mrekullueshme dhe publiku i festës me mikpritjen entuziaste do të japin nesër nga Korça mesazhin se arti dhe kultura janë ura miqësie që lidhin popujt”, shkruhet në postimin e tyre.
Përkundër presionit të madh publik të një rangu të gjerë të artistëve shqiptarë, Bashkia e Korçës ka vendosur që ta lejojë Bregoviqin të përformojë në Festën e Birrës.
Ai do përformojë në natën e fundit të këtij festivali.
Këngëtari serb ka marrë një sërë kritikash, duke thënë se “ka inspiruar masakrat serbe ndaj shqiptarëve”.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...