Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kritikuar kryeministrin e vendit Albin Kurtin, pasi që, sipas tij, ky i fundit nuk e tha asnjë fjalë për zhvillimet e fundit në vend dhe kishte zero përgjegjësi nga qeveria të cilën ai e udhëheq.
Gashi, përmes një postimi në Facebook, kritikoi Kurtin duke thënë se ai kishte shumë fjalë e një qëllim, votat.
“Kryeministër, ku je? Gjersa po të ngritën struktura paralele, ti ku je?”, ka shkruar Gashi.
Postimi i plotë i Gashit:
“Asnjë fjalë dhe zero përgjegjësi nga Qeveria e Kosovës
“Na ishte seç na ishte një politikan”, i cili kishte fjalë shumë e një qëllim, votat. Tani asnjë fjalë, përgjegjësi assesi, e reagim kurrsesi.
Kryeministër, ku je? Gjersa po të ngritën struktura paralele, ti ku je? Serbia po investon mbi 6 milion euro, për ndërtimin e objektit prej 10.575 metra katrorë, të të ashtuquajturit “Universiteti i Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë”, ka shkruar deputeti i LDK-së.
Kujtojmë se Qeveria e Serbisë ka investuar një shumë prej mbi 6 milionë euro për ndërtimin e objektit të të ashtuquajturit “Universiteti i Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë”, ku dje pjesëmarrës në vënien e gurthemelit të këtij objekti ishte edhe ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq./arbresh.info/

Lëvizja Vetëvendosje e propozon Glauk Konjufcën për presiden...
Raportohet se seanca për zgjedhjen e presidentit mbahet sont...
Mbappe në garë me kohën për Cityn, Bellingham kërkon mendim ...
Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president
Sonte nis faza e katërt në elitën e basketbollit kosovar, lu...
Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi m...