Policia e Kosovës parandalon një rast të kontrabandimit të mishit dhe gjërave ushqimore që po tentonin të futeshin nga Serbia në Kosovë, shkruan arbresh.info.
“Më, 20.08.2021, orës 19:50, njësia patrulluese e policisë kufitare e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit Muqivercë, gjatë patrullimit në zonën kufitare mbi fsh. Korminjan-Ranillug, kanë arrit t’i ndalojnë dy traktorë me rimorkio të improvizuara të cilët kishin ardhur nga Serbia për në Republikën e Kosovës”, bënë të ditur policia.

Traktorët drejtoheshin nga dy meshkuj kosovarë, të cilët kishin përdorur rrugë ilegale për të kontrabanduar mallra në mënyrë të paligjshme. Patrulla policore ka arrestuar dy të dyshuarit, malli dhe traktorët janë dërguar në terminalin doganor. Ndaj dy të dyshuarve iniciohet rast penal ‘kontrabanda me mallra’. Me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt.


Malli i kontrabanduar përbëhej nga artikuj ushqimor si: mish, mjaltë, pije të gazuara, birra, djathë, sheqer, uji etj. (shih fotot më poshtë). /arbresh.info/
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...
Vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit i dyshuar për vrasjen e L...
Tirana, qendra e dialogut rajonal, mbahet në 18 shkurt Minis...
E konfirmon Policia: 59-vjeçari bie në bunar, nxirret pa she...