Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.
Sipas policisë në pranga ka rënë Mevait Osmani, 32 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.
32-vjeçari ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Organizim i paligjshëm i emigracionit”.
Njoftimi i policisë:
Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Maqedonisë, një 32-vjeçar, i dënuar për veprën penale “Organizim i paligjshëm i emigracionit”.
Në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar në Port, Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tirana dhe DVP Durrës, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:
Mevait Osmani, 32 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Organizim i paligjshëm i emigracionit”.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm në DVP Durrës, bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Maqedonisë së Veriut.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...