Franca do të jetë e gatshme t’i përgjigjet pranimit të afganëve të cilët kërcënohen nga regjimi i ri taleban, deklaroi Sekretari francez i Shtetit për Çështjet Evropiane, Clément Beaune, ndërsa këmbënguli se Franca do të çnderonte veten duke injoruar atë që po ndodh në Afganistan.
“Jemi në procesin e identifikimit të një numri nevojash shumë urgjente. Me siguri po flasim për disa mijëra njerëz, që do të evakuohen”, tha Beaune për radion “Franceinfo”.
Ai tregoi se “urgjenca absolute” e evakuimit kishte të bënte me “shtetasit tanë natyrisht, një numër të caktuar të shtetasve të vendeve aleate, evropiane ose të tjera dhe kryesisht afganë”, të cilët “kanë nevojë urgjente për mbrojtje, shpesh, sepse ata punonin për strukturat frengjishtfolëse”.
“Përtej urgjencës së menjëhershme të evakuimeve, ne gjithashtu do t’i përgjigjemi pritjes, azilit të personave që e shohin veten të kërcënuar nga bindjet e tyre politike, nga militantizmi, nga angazhimi, veçanërisht gratë e kërcënuara nga regjimi taleban”, shpjegoi sekretari.
Beaune theksoi se mendimi se Franca kërcënohet nga një valë pushtuese migratore “është e papërgjegjshme dhe e pavërtetë”.
Arrestohet i riu që vrau me çekiç 57-vjeçarin në Krujë, në p...
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...
Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ush...
Kili përballet me zjarre të mëdha – të paktën 19 të vd...
De Zerbi thyen heshtjen dhe flet për aludimet se mund ta mar...