Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë, Christoph Weidinger me të cilin u diskutuan çështje të interesit të dyanshëm, përfshirë nxitjen e investimeve austriake në Kosovë, bashkëpunimin në fushën e arsimit, në projekte, investime potenciale, bujqësi etj.
Ajo ka falënderuar Austrinë për mbështetjen ndaj Kosovës në faza të ndryshme historike.
Në takim është biseduar edhe për zhvillimet e përgjithshme në vend, duke përfshirë përgatitjet e Kosovës për sistemimin e qytetarëve nga Afganistani në kuadër të Programit të Posaçëm të Vizave për Migrim të SHBA-ve sikurse edhe procesin e dialogut me Serbinë.
Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është e hapur për t`i strehuar qytetarët e Afganistanit, teksa për procesin e dialogut me Serbinë ka përsëritur qëndrimin se ai duhet të rezultojë me marrëveshje të detyrueshme, e cila e siguron njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë./arbresh.info/

Trump thyen rekord për fjalimin më të gjatë për Gjendjen e K...
Parashikimi i motit për këtë të mërkurë në Shqipëri
Kryetarja Haxhiu pret sot në takim ministren Spiropali
Konjufca pret sot në takim Spiropalin, paralajmërojnë dhe ko...
Elisa Spiropali vizition Kosovën, pritet nga krerët e shteti...
Mot i vranët dhe intervale me diell