Zyrtari i LDK-së në KQZ, Florian Dushi ka reaguar pas lajmeve se kandidati i këtij subjekti për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama nuk është certifikuar nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përkatësisht Zyra për Regjistrim e Certifikim, është në fazën e shqyrtimit të kërkesave të subjekteve politike e kandidatëve për certifikim.
Kjo është fazë e shqyrtimit, më pas do të pasojë vendimi përfundimtar i KQZ-së për certifikim.
Në këtë fazë, lëshimet, sidomos ato teknike gjatë shqyrtimit nga ana e Zyrës janë të mundshme prandaj ekziston periudha dhe mundësia për evitimin e tyre.
Madje, në këtë rast, lëshimi ka ndodhur pa fajin e kandidatit Përparim Rama i cili, ndryshe nga shumë kandidatë të tjerë, është i lindur dhe i rritur në Prishtinë, posedon dokumentacion të Republikës së Kosovës dhe plotëson të gjitha kushtet ligjore për t’u certifikuar si kandidat për Kryetar të Prishtinës”, tha Dushi përmes një shkrimi në Facebook./arbresh.info/
Incidenti i armatosur në rezidencën e Donald Trump, FBI merr...
Rama ndan fotoalbumin e javës
Arsenali ‘demolon’ Tottenhamin në derbin e Londrës së Veriut...
Londrim Mekaj arrin 100 mijë ndjekës në Instagram
Takimi me Kurtin për Presidentin, Hamza: Nuk mbështesim kand...
Çështja e Presidentit, Kurti nesër takohet me Abdixhikun