Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga data 20 gusht qytetarët mund të bëjnë testet rapide për Covid-19 në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Emshir.
Sipas njoftimit testet mund të bëhen çdo ditë nga ora 08:00-15:30
“NJOFTIM PËR TESTIME RAPIDE PËR COVID -19!
Të dashur qytetarë,
Komuna e Prishtinës do të vazhdojë me realizimin e testeve rapide për COVID – 19, nga data 20 gusht 2021, në Qendrën e Mjekësisë Familjare Nr. 7, në Emshir.
Orari i punës do të jetë 7 ditë në javë, nga ora 08:00 – 15:30.
Njëkohësisht ju bëjmë thirrje për vaksinim dhe për respektimin e masave mbrojtëse nga sëmundja COVID – 19”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar