Shpërthejnë dy vatra të reja zjarri afër Athinës, evakuohen banorët

00:12 | 17 Gusht 2021
Trina Galanxhi

Dy zjarre të shkaktuar nga një erë e fortë shpërthyen sot në periferi të Athinës, të cilat çuan në evakuimin e fshatit, por ende nuk ka të dhëna nëse ka viktima.

Më shumë se 500 zjarre kanë shpërthyer javët e fundit në Greqi, e cila, si vendet e tjera në rajonin e Mesdheut, përfshirë Turqinë dhe Tunizinë, ka regjistruar temperaturat e saj më të larta në dekada, raporton Reuters, transmeton portal arbresh.info

Një zjarr shpërtheu në një mal pranë qytetit port të Levrios, në një zonë të tejmbushur me bimësi të ulët, ndërsa erërat e forta nxitën që zjarri të përhapet në pemët halore.

Më shumë se 90 zjarrfikës, gjashtë aeroplanë kanadezë dhe gjashtë helikopterë u angazhuan në shuarjen e zjarrit, ndërsa tre fshatra morën një urdhër evakuimi.

Një zjarr i dytë shpërtheu në zonën e fshatit Vilia, në veri të kryeqytetit, pranë kampit veror të fëmijëve, njoftuan autoritetet, dhe pesë helikopterë dhe pesë avionë zjarrfikës u dërguan atje.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis kërkoi falje për dështimin rreth shuarjes së zjarrit, ndërsa qeveria njoftoi një paketë ndihme me vlerë 500 milionë euro për Evia dhe rajonin e Atikës rreth Athinës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale