Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, dhe drejtoresha Ekzekutive e Platformës CiviKos, Donika Emini, kanë mbajtur sot një konferencë të përbashkët për media për të shpalosur rekomandimet e tyre rreth zhvillimeve të fundit të përballjes me pandeminë dhe mundësinë për rritjen e shifrave të vaksinimit në Kosovë.
Këto rekomandime janë përpiluar pas konsultimeve me përfaqësues biznesesh dhe partnerë nga shoqëria civile, të cilat janë bërë gjatë kohës që po zhvilloheshin aktivitetet e projektit Rindërto Më Mirë (BuildBackBetter).
Rritja e numrit të të infektuarve dhe vaksinimi i ngadaltë, kanë ngritur shqetësimet për mbyllje të reja që do të rezultonin me situatë ekonomike të vështirësuara për sektorin privat dhe familjet që varen tërësisht nga të ardhurat e këtij sektorit.
Ndaj, në shenjë të adresimit të këtyre shqetësimeve dhe në shenjë kontributi në përpjekje për të menaxhuar dhe luftuar pandeminë, partnerët e projektit, gjegjësisht OEK dhe CiviKos, kanë përmbledhur këto rekomandime të dala nga diskutimet e lartpërmendura:
Heqja e burokracisë në rezervimin e terminëve për qasje më të lehtë e të thjeshtësuar të qytetarëve.
Mundësimi i vaksinimit në qendrën më të afërt, pa marrë parasysh vendbanimin e regjistruar zyrtarisht.
Vaksinimi përmes ekipeve mobile nëpër biznese, pasi që aktiviteti i tyre ekonomik po pengohet nga oraret e limituara e ndërkohë rrezikshmëria nga kontakti me njerëz duke qenë të pa vaksinuar rritet.
Ekipe mobile të vaksinimit për vendet më rurale e të izoluara, e sidomos ato që banohen kryesisht nga komunitetet e kanë përgjithësisht më pak qasje në informata të sakta.
Riorganizim i resurseve të punëtorëve të shëndetësisë në atë mënyrë që oraret e vaksinimeve të vazhdojnë edhe në vikend. Kjo sidomos e rëndësishme duke ditur që shumë qytetarë e kanë të pamundur të vaksinohen gjatë ditëve të punës, aq më tepër nëse punojnë në qytete të tjera larg vendbanimit të tyre të regjistruar.
Vaksinimi në sheshet e qendrave kryesore në vend për të arritur shifra që përkojnë me një vaksinim masiv të vendit.
Bashkëpunimi me shtete të tjera për t’u siguruar që pasaporta jonë e vaksinimit do të pranohet si dëshmi nga ato shtete për të penguar pengesat eventuale në lëvizjen e lirë.
Mes tjerash, është konkluduar se është shumë e rëndësishme që të ketë kampanja të mirëmenduara dhe në bashkëpunim me hisedarë të ndryshëm, në mënyrë që të ketë një përpjekje më të madhe e më të përbashkët për të përçuar informatat e sakta tek qytetaret rreth të pavërtetave dhe mitet për vaksnimin, pasi kjo vaksinë është i vetmi mjet që kemi momentalisht kundrejt COVID-19, thuhet ne njoftim./arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...