Raportohet se sot pasdite ka ndodhur një aksident në fshatin Grashticë të Prishtinës, ku pesë persona kanë pësuar lëndime.
Lajmin e ka konfirmuar për arbresh.info , Flora Ahmeti – zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 16:00 në fshatin Grashticë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, tha ajo. /arbresh.info/
19-vjeçari në Ferizaj kapet duke vozitur me shpejtësi 106 km...
Muriqi pranon çmimin ‘Lojtari i Muajit’
Më shumë ministri, më pak gra ministre në qeverinë e re
Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme, IHMK paralajmër...
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029