Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka takuar sot nënën e gjeneralit Adrian Krasniqit, transmeton arbresh.info.
Ai përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në facebook, momentin e tij me të e konsideroi si shumë emocionues.
Postimi i plotë:
Sot, ishte moment emocionues takimi me Zonjën Mejreme, Nanën e Heroit të Kombit, gjeneral Adrian Krasniqit.
Këtë Nanë të madhe, që lindi , rriti e frymëzoi viganin e kombit Adrian Krasniqi, se Lufta kundër pushtuesit dhe Liria e Atdheut janë bekim për Nanën shqiptare.
Me zonjën Mejreme evokuam kujtime edhe për bashkëshortin e saj, patriotin e madh Rexhep Krasniqin, njëherit nipin tonë të Mehajve të Isniqit, i cili vdiq i ri në moshën 33 vjeçare, duke lënë jetim Adrianin e Ilirin, por si fëmijë, të frymëzuar deri në fund për kauzën e luftës për liri.
Zonjës Mejreme i thashë se, për ne, vepra, lufta dhe flijimi i Adrianit dhe gjithë të rënëve për liri, e mbi të gjitha ideali i tyre janë dhe do të jenë udhërrëfyesi ynë i vetëm për të marshuar përpara.
Lavdi Gjeneral Adrian Krasniqi!
Krenar gjithmonë me ty!
NATO kap raketën balistike të Iranit që hyri në hapësirën aj...
Dënohet me 20 vjet burgim gruaja që vrau kunatin në Prishtin...
Dorëheqja e Haxhi Avdylit, vjen reagimi i Partisë Guxo
Tentoi t’i fuste “në të zezën” mbi 500 litra naftë nga Kosov...
Osmani ende s’e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjev...
Ministrja Gërvalla: Juristët dhe avokatët shqiptarë në Zvicë...