Liverpool e nisi kampanjën e re sezonale gjatë ditës së djeshme, duke regjistruar një fitore të pastër prej 3-0 ndaj Norwich.
Golat për Liverpool i shënuan Jota, Firmino e Salah.
Sidoqoftë goli i fundit i realizuar nga Salah, vendosi një rekord të ri të Premier Ligës.
Egjiptiani është bërë lojtari i parë në histori të Premier Ligës që shënon gol në ndeshjen hapëse në 5 sezone rradhazi, duke vendosur kështu një rekord historik, shkruan lajmi.net.
Përveç golit të djeshëm, Salah regjistroi edhe dy asistime, duke u përfshirë në të gjitha golat e “Të Kuqve” në fitoren ndaj Norwich.
29-vjeçari tani ka 98 gola të realizuara në kompeticionin e Premier Ligës, dhe ndodhet vetëm 6 gola larg barazimit të Didier Drogbas nga golashënuesit më të mirë afrikan në histori të kompeticionit./arbresh.info/

Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...