Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, me rritjen e rasteve të reja me COVID-19 ka kritikuar sërish ministrin aktual të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryeministrin, Albin Kurti.
Zemaj thotë se Vitinë dhe Kurtin i ka tërbuar tërësisht lufta për pushtet dhe se me rritjen e rasteve mendojn vetëm për vota e pushtet.
“E keqja nuk po ka fund! Sot i kemi 1.370 raste të reja me Covid-19 dhe 1 të vdekur. Ndërkaq, Ministrin e Shëndetësisë dhe Kryeministrin i ka tërbuar tërësisht lufta për pushtet. Në fazën më kritike të epidemisë në Kosovë, me rritjen enorme të rasteve pozitive me Covid-19, ku vala e infeksionit me variantin Delta ka marrë përpjetën, Qeveria mendon veç për vota e pushtet”.
Tutje Zemaj e ka quajtur të papranueshme që në kohën kur vendi shënon 1,370 raste të reja vetëm brenda një dite salla “1 Tetori” që është qendra kryesore e vaksinimit në Kosovë dhe shumë qendra tjera janë të mbyllura për shkak të ditëve të vikendi./arbrbresh.info/
Postimi i plotë i Zemajt:
N’dorë t’Zotit, krejt për pushtet e asgjë për shëndet!
E keqja nuk po ka fund! Sot i kemi 1.370 raste të reja me Covid-19 dhe 1 të vdekur. Ndërkaq, Ministrin e Shëndetësisë dhe Kryeministrin i ka tërbuar tërësisht lufta për pushtet.
Në fazën më kritike të epidemisë në Kosovë, me rritjen enorme të rasteve pozitive me Covid-19, ku vala e infeksionit me variantin Delta ka marrë përpjetën, Qeveria mendon veç për vota e pushtet.
Lëvizjet e qytetarëve janë pa mbikëqyrje si dhe pa asnjë kontroll mbi masat kufizuese. Numri i rasteve spitalore dhe i vdekjeve po rritet frikshëm, ndërsa Kurti dhe Vitia e kanë luksin e planit për vota dhe fushatë zgjedhore.
Në këtë situatë, qendra kryesore e vaksinimit në Kosovë, “1 Tetori”, dhe shumë qendra tjera janë të mbyllura, ngaqë është ditë vikendi. Arsye e papranueshme. Fakt i frikshëm. Në vend se të shtohen mundësitë e vaksinimit, ato mbyllen, kurse mundësitë ngushtohen. N’dorë t’Zotit, me këta mashtrues e demagog, krejt për pushtet e asgjë për shëndet!
Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...
Kurti në drekë pune me Ulutas, shpreh gatishmërinë dhe vulln...
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...