Nga kjo e premte nuk do t`i shihni më në treg akulloret me përmbajtje kancerogjene. Alarmi është dhënë nga Bashkimi Evropian për këto produkte si dhe për akulloret e kompanisë “Mars”, të cilat tregëtohen edhe në Shqipëri. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se ka sekuestruar 36 ton çokollata dhe akullore të kësaj kompanie.
Sipas AKU, këto prodhime kanë hyrë në Shqipëri në periudhën mars-maj 2021, para se Bashkimi Europian të jepte alarmin. Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 25 masa administrative me paralajmërim dhe 1 gjobë për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.
“Llojet e akulloreve të evidentuara me problematikë dhe të bllokuara nga AKU, duke filluar që nga marrja e njoftimit datë 31.07.2021 janë: BTY XTRA Ice Bar; BTY Ice Bar; TËIX Ice Bar; TËIX XTRA; SNK XTRA Ice Bar; SNK Ice Bar, për të cilat do të vijohet me procesin e asgjësimit,”-shkruhet ndër të tjera.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës