Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përmes një komunikate ka kërkuar takim urgjent me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në njoftim bëhet e ditur se kjo federatë do të diskutojë në lidhje me pagesën e shtesave në pagë.
“Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19,shtimit të numrit të spitalizuarve dhe gjendjes së përgjithshme të institucioneve shëndetësore,Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar takim urgjent me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Zt. Albin Kurti në të cilin takim do të diskutohet në lidhje me pagesën e shtesave në pagë bazuar në Ligjin nr. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Aksioni kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mij...
Mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...
Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-kr...
Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shteti...
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër