Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka reaguar Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, lidhur me deklaratën e saj se për këtë institucion.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, KGJK’ja ka thënë se reagimet e Ministres Haxhiu nuk i kontribuojnë bashkëpunimit të institucioneve.
“Reagimet dhe deklarata e Ministres Haxhiu nuk i kontribuojnë bashkëpunimit të institucioneve sepse përgjegjësitë e institucioneve për komunikim dhe bashkëpunim përcaktohen me Kushtetutë dhe ligj, dhe jo nga vullnetet personale.
Përndryshe, KGjK, ka mekanizmat e vet për adresimin e secilës çështje që është përgjegjësi e KGjK-së, andaj çfarëdo përpjekje nga jashtë, përfshirë edhe deklaratat e Ministres Haxhiu, janë pa ndikim në mënyrën se si funksionon ky Këshill”, thuhet në reagim.
Ndryshe, Haxhiu ka thënë se s’do t’i mbështesë KPK’në dhe KGJK’në “kur këto këshille kur ata duan t’i mbyllin sytë përballë skandaleve”.
“Unë nuk dua t’i mbështesë këto këshille kur ata duan t’i mbyllin sytë përballë skandaleve. Në momentin kur nuk ka reagime si ajo e incizimeve, natyrisht që do të kritikohen nga Ministria e Drejtësisë. Edhe sot paralajmëroj Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial nëse nuk duan të punojnë bashkërisht për kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë”, ka thënë Haxhiu./arbresh.info/
“Pastrimi” publikon pamje të qytetarëve që hedhin mbeturina ...
“Memories” e Gjestit emocionon Londrimin
Shtatë ankesa në PZAP lidhur me rezultatin përfundimtar të z...
FSK realizon kursin “Combat Life Saver” për kujdes mjekësor ...
“Janë të reja për ty”, “Nuk më ke parë në aksion”- Dalin bis...
“S’je mirë nga mendtë”, Hygerta e ashpër me Albën