“Tower Bridge” në Londër është rihapur për qarkullim, pasi ishte bllokuar për gati 12 orë.
Ura e famshme ishte planifikuar që të hapej të hënën për të lejuar që të kalonte një anije e madhe prej druri, por u bllokua në vend.
Policia e qytetit të Londrës tha se monumenti 127 vjeçar ishte mbyllur “për shkak të dështimit teknik”.
Ura është hapur gjatë ditës së sotme, derisa shoferët – dhe këmbësorët – ishin paralajmëruar më herët për ta shmangur zonën.
Rrugët e qasjes në urë u mbyllën, ndërsa u kryen riparimet. Të dy anët e urës u bllokuan rreth orës 14:30, sipas kohës lokale, të së hënës.
Ura, ndërtimi i së cilës zgjati tetë vjet dhe u hap më 1894, normalisht hapet rreth 800 herë çdo vit.
“Tower Bridge” ishte bllokuar edhe më parë në muajin gusht të vitit të kaluar, kur një defekt mekanik bëri që ura të mbeste e ngritur për më shumë se një orë./klankosova
Kurti takoi Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, flasin për ...
Abdixhiku pret në takim Elisa Spiropali, thekson koordinimin...
Pranuan 400 euro ryshfet, bien në pranga dy persona të dyshu...
Nagavci: Osmani ka bërë punë të shkëlqyeshme, por për mandat...
Kurti dhe Spiropali diskutojnë për hekurudhën Gjakovë–Shkodë...
Kurti për NZZ: Askush në rajon s’ka as vullnet e as kapacite...